POLICIA/ Aksidenti i mbrëmshëm në Lagjen 4, arrestohet shoferi 24-vjeçar pasi aksidentoi 26-vjeçarin
- Korca Boom
- Sep 22, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 24 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi N. C., 26 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















