POLICIA/ Aksidenti në "Korçë-Ersekë". Dy gra, njëra në makinë tjetra këmbësore përfundojnë në spital
- Korca Boom
- Jul 23, 2025
- 1 min read
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja R. D., rreth 66 vjeçe, pasagjere në automjet, si dhe shtetësja A. A., rreth 53 vjeçe, këmbësore, të cilat po merrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















