top of page

POLICIA/ Arrestohet 44-vjeçari në Sovjan. Shtypi mbrëmë delet procedohet 21-vjeçari nga Bregasi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 21, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë I. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, për pasojë, ka dëmtuar 14 kokë bagëti të imta, në pronësi të Gj. K. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë edhe drejtuesi i automjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page