top of page

POLICIA/ Arrestohet 58-vjeçari në Vashtmi. Procedim penal për 41-vjeçarin që pësoi aksident në “Podgorie-Vreshtas”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 15, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi në aksin rrugor "Podgorie-Vreshtas", ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe, për pasojë, është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i motomjetit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page