POLICIA/ Dhunon bashkëshorten në Bulgarec, arrestohet 35-vjeçari!
- Korca Boom
- Sep 15, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















