POLICIA/ Dy arrestime, në Korçë dhe në Çiflig. Sherr në Korçë!
- Korca Boom
- Sep 24, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 34 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur një 45-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, rreth orës 12:00, në fshatin Shtyllë, ka rënë zjarr në një sipëfaqe toke dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me bimësi. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















