POLICIA/ Dëmtohen bankat e shkollës në Pogradec. Sherr me grushte në Devoll
- Korca Boom
- Aug 28, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë dëmtuar disa banka dhe sende, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 37-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















