POLICIA/ Kapet hajduti që vodhi dyqanin në lagjen 3. Është 64-vjeçari nga Korça
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.10.2025, për kallëzimin e shtetasit A. P., për vjedhjen në dyqanin e tij, në lagjen nr. 3, bëjmë me dije se pas hetimeve të kryera nga specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë, u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. A., 64 vjeç, banues në Korçë, për të cilin nisi procedimi penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
