top of page

POLICIA/ Një maroken bënte “ligjin” në Kapshticë, sillte emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2025
  • 1 min read

Organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës – vihet në pranga 24-vjeçari maroken.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe me Prokurorinë e Korçës, bazuar në informacionet policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pagesa”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi maroken:


O. Ch., 24 vjeç, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë marokenë, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë dhe më pas për t’u larguar drejt vendeve të BE-së, nëpërmjet Malit të Zi.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë tha policia.


“KORÇA BOOM”


bottom of page