POLICIA/ Plas kokaina në Korçë. Ngjarje në Velitërnë, Pogradec dhe Korçë. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit E. D., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi biznesi që ky shtetas kishte në administrim rezultonte i paregjistruar në organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi shtetasja Zh. Xh., 67 vjeçe, banuese në Korçë, është kafshuar nga disa qen endacakë. 67-vjeçarja është duke marrë mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Prishja e rendit dhe e sigurisë publike".
Më datën 23.11.2025, në lagjen nr. 4 Pogradec, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit I. D., 72 vjeç, ku si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















