POLICIA/ Sherr mes adoleshentësh. 41-vjeçari dhunon vajzën. Procedim penal në Kolonjë
- Korca Boom
- Sep 20, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me grushta një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















