top of page

POLICIA/ Arrestohet 46-vjeçari në Korçë, teksa pas sherrit në lokalin e tij fshiu kamerat e sigurisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2025
  • 1 min read

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e bërë më datë 19.07.2025, nga shtetasi N. T., për thyerjen e derës së lokalit të tij, në lagjen nr. 9, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet e regjistruara nga DVR-ja e kamerës së sigurisë në lokalin e tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page