POLICIA/ Ecte me thikë në Devoll, procedohet. Ngjarje në Bitinckë, Pogradec, Vërdovë, Rrëmenj dhe Kolonjë. Ja njoftimi i bluve
- Korca Boom
- 1 day ago
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në fshatin Menkulas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Bitickë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Korçës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, për motive të dobëta;
A. B. dhe K. A., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Rrëmej, pasi u kap duke transportuar 12 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. R., 33 vjeç, dhe S. C., 37 vjeç, banues në fshatin Starje, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin me grushta, për motive të dobëta. Gjithashtu, 37-vjeçari i ka kërkuar me vetëgjyqësi shtetasit K. R., shlyerjen e një dëmi të shkaktuar nga qentë e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
