POLICIA/ Gjobë 56.000 lek shoferit në aksin Korçë-Bilisht. Ja çfarë bëri...
- Korca Boom
- Jul 21, 2025
- 1 min read
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", bëjmë me dije se:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin F. N. Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 16 të nenit 146 dhe pikën 2 dhe 3 të nenit 139, të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masën administrative 56 000 lekë, dhe i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
“KORÇA BOOM”



















