Policia godet rrjetin e drogës, kapen në flagrancë me ko*kainë
- Korca Boom
- Aug 31
- 1 min read
Dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Sant’Eneas, në Perugia. Ata u kapën në flagrancë gjatë një shkëmbimi droge. Njëri prej tyre tentoi të largohej me rreth 2 kilogramë kokainë, ndërsa tjetri kishte 70 mijë euro të fshehura në makinë.
Pas arrestimit, kontrollet e mëtejshme zbuluan sasi të tjera të mëdha droge dhe para cash. Në një banesë pranë vendngjarjes u gjetën 2 kilogramë të tjera kokainë, materiale për paketim dhe 7,500 euro.
Hetimet çuan policinë edhe në një shtëpi në Castelnuovo Berardenga, në provincën e Sienës, ku u sekuestruan 10 kilogramë kokainë shumë e pastër dhe 16 mijë euro në para të gatshme.
Në total janë sekuestruar 15 kilogramë kokainë dhe 100 mijë euro. Të dy shqiptarët janë vënë në pranga dhe ndodhen në burg, të akuzuar për trafik droge dhe posedim me qëllim shitjeje.
Autoritetet italiane dyshojnë se pas tyre qëndron një rrjet i organizuar trafiku që operon mes rajoneve të Umbrias dhe Toskanës.
“KORÇA BOOM”
