top of page

Policia Korçë arreston dy persona në Pogradec dhe në Maliq

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka bërë me dije dy raste të dhunës në familje të regjistruara në qarkun e Korçës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë nga strukturat përkatëse.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec vunë në pranga shtetasin E. A., 36 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.


Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Maliq, ku specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Vreshtas. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila pas ngjarjes është pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rasteve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page