top of page

POLICIA/ Procedime penale në Korçë, Maliq, Pogradec. Ja çfarë thotë policia…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 19, 2025
  • 1 min read

Updated: Jul 20, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariati E Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:


F. F., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;


E. H., 44 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi u kap duke transportuar rreth 20 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit;


I. T., 53 vjeç, P. P., 35 vjeç, J. M., 26 vjeç, dhe J. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njërit-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.


Më datën 18. 07.2025, në kodrat e fshatit Çërravë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Po punohet për sqarimin e rrethanave të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Materialet proceduarave i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Korçë/Informacion paraprak


Rreth orës 02:40, në bulevardin "Gjergj Kastrioti", dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit G. Xh. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page