Policia zbardh dinamikën e plagosjes së 6 dhjetorit, autorët dhe porositësit në qendër të hetimeve
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia e Tiranës ka arritur të zbardh dinamikën e plagosjes së 6 dhjetorit në zonën e “Freskut”, ku u plagos rëndë shtetasi F.Y., 26 vjeç.
Në kuadër të operacionit policor, tashmë janë identifikuar tre persona të përfshirë në sulm, dy porositësit dhe njëri ndër autorët.
Dy porositësit janë shpallur në kërkim, ndërsa autori H.M., 49 vjeç, është arrestuar dhe kundër tij ngrihen akuzat për armëmbajtje pa leje.
Porositësit e identifikuar me inicialet Gj.N., 36 vjeç, dhe Xh.U., 30 vjeç, janë të dy me precedentë penalë për krime kundër personit dhe dyshohet se kanë porositur plagosjen për motive të dobëta.
Hetimet gjithashtu kanë identifikuar shtetasin T.D., 33 vjeç, si shoqërues i autorit në vendngjarje, i cili është proceduar penalisht, por ka refuzuar të japi detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Blutë po vijojnë punën për kapjen e dy porositësve të arratisur, në përpjekje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
KORCA BOOM"



















