top of page

Presidenti i SPASH, Kaptelli: Qeveria ka dështuar të mbrojë figurën e mësuesit. Arsimi në dorë të emërimeve politike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 10, 2025
  • 2 min read

Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli në një intervistë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet sot arsimi në vend.


Duke marrë shembull nga Italia, Kaptelli sugjeroi një model të drejtpërdrejtë: “Në Itali, nxënësit problematikë gjobiten.


Shteti vepron dhe mbron sistemin arsimor.


Pse të mos ndodhë edhe tek ne?


Sipas tij, pa masa disiplinore dhe pa një qasje serioze institucionale, shkollat rrezikojnë të kthehen në ambiente ku mësuesit ndihen të pambrojtur dhe të nëpërkëmbur.

Kaptelli, ngriti një shqetësim të fortë, ku denoncoi mënyrën se si po funksionon sistemi i trajnimeve për mësuesit në arsimin parauniversitar.


“Ato pika që janë në ligjin e arsimit parauniversitar për trajnimet duhet të zbatohen pikë për pikë.


Nuk mund të lejohen devijime në një çështje kaq të rëndësishme,” tha Kaptelli me tone të ashpra.


Ai shtoi se trajnimet profesionale për mësuesit, të cilat janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e cilësisë në arsim, nuk mund të delegohen në mënyrë të papërgjegjshme.


Kaptelli u bëri thirrje institucioneve të ndjekin ligjin dhe të garantojnë që çdo trajnim të jetë i certifikuar, profesional dhe i monitoruar , jo vetëm në letër por edhe në praktikë.

President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, ngriti edhe një shqetësim ku denoncoi hapur situatën alarmante të emërimeve në shkollat shqiptare.


“Janë me dhjetëra raste ku mësues japin mësim jashtë profilit të tyre profesional.


Ju i keni parë edhe vetë – drejtori i shkollës në Selishtë të Dibrës ka vetëm shkollën e mesme, ndërsa mësuesi i tij ka të lartën,” tha Kaptelli.


Ai shtoi se këto raste nuk janë përjashtim, por një pasojë direkte e ndërhyrjes politike në arsim.


Sipas tij kjo situatë po dëmton rëndë cilësinë e arsimit dhe po demotivon mësuesit që kanë investuar vite të tëra në formimin e tyre profesional.

“KORÇA BOOM”


bottom of page