top of page

Prilli në Korçë/ Ngjyra, festë dhe atmosferë pranvere

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Me ardhjen e pranverës, Korçë gjallërohet edhe më shumë përmes Panairit të Pranverës, një nga momentet më të bukura festive që shoqëron ditët e Pashkëve dhe sjell energji të veçantë në qytet.


Sheshet mbushen me jetë, artizanët prezantojnë punimet e tyre, produktet tradicionale marrin vendin që meritojnë, ndërsa aktivitetet për familjet dhe fëmijët krijojnë një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse për çdo vizitor.


Një periudhë ideale për të vizituar Korçën dhe për të përjetuar nga afër traditën, kulturën dhe gjallërinë që e karakterizon qytetin në pranverë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page