Procedim penal për vjedhje në objekte kulti
- Korca Boom
- Jul 8, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjeve të ndodhura në dy objekte kulti në qytetin e Leskovikut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















