top of page

Psikologia e njohur Jorida Rustemi humb bashkëshortin pas një beteje të gjatë me sëmundjen

  • Aug 24, 2025
  • 1 min read

Psikologia e njohur Jorida Rustemi ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili u shua parakohe pas një sëmundjeje të rëndë.


Rustemi shkruan se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, për më shumë se katër vite përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa humbur kurrë shpresën, deri në frymën e fundit.


“Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë”, shkruan psikologia në njoftimin e saj.


Në mesazhin prekës, Rustemi e përshkruan bashkëshortin si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe i dashur për jetën. “Miqtë dhe kolegët e shumtë anekënd botës do ta kujtojnë Billin për largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes. Ne, familjarët dhe të afërmit e tij, nuk do ta harrojmë kurrë për gjithçka bëri me përkushtim,” shkruan ajo.

“KORÇA BOOM”


bottom of page