top of page

Përballë flakëve dhe gurëve të malit, zjarrfikësi pl*goset gjatë operacionit

  • Aug 14
  • 1 min read

Një prej zjarrfikësve që prej ditësh po përballet me flakët në zonën e Krujës është goditur nga një gur që është shkëputur dhe është rrokullisur nga mali.


Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin që, pavarësisht problemeve shëndetësore, ka vijuar të qëndrojë në terren dhe të kryejë detyrën e tij në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.


Gjatë ekzaminimit mjekësor pas incidentit, mjeku shprehu shqetësimin se goditja mund të kishte prekur tendinat, duke kërkuar që dëmtimi të vlerësohej me kujdes.


Një ditë më parë, Ali Tupi kishte treguar edhe për problemet shëndetësore që kishte pësuar në mushkëri si pasojë e ekspozimit të vazhdueshëm ndaj situatës së vështirë në terren.


Pavarësisht kësaj, ai kishte vijuar punën, ndërsa ilaçet i mbante me vete në xhep.


Incidenti tregon edhe një herë rrezikun me të cilin përballen çdo ditë zjarrfikësit, të cilët prej ditësh po luftojnë me flakët në terren të vështirë dhe të rrezikshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page