top of page

Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

  • Mar 26
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.


Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët.


Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.


Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius./ Ora

“KORÇA BOOM”


bottom of page