Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës
- Korca Boom
- Jul 24, 2025
- 1 min read
Situata e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë Korçë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pasdites së 24 korrikut.
Vatra është zgjeruar dhe ka hyrë në territorin e malit të Moravës, mbi qytetin e Korçës.
Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit Barç.
Deri tani, zjarri ka përfshirë mbi 20 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha./Oranews
“KORÇA BOOM”



















