top of page

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Pogradec, mbi dhjetëra banesa të pabanueshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Dy familje në fshatin Rëmenj të Pogradec kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e prurjeve të shumta të lumit të fshatit. Banesat janë bërë të pabanueshme për momentin ndaj edhe të dyja familjet janë strehuar në banesa me qera, deri në rrikonstruksionin e tyre. Ndërkohë në këtë fshat janë dhjetra banesa të tjera që janë përmbytur nga ujrat dhe kanë dëme materiale.


Sipas kryebashkiakut Ilir Xhakolli, të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren për evidentimin e dëmeve.


Reshjet e shiut kanë prekur pothuajse të gjithë territorin e bashkisë së Pogradecit ku ka pasur rrëshqitje dherash apo përmbytje tokash, vëmendja më e madhe po mbahet tek dy lumenj ai i Vërdovës dhe Rëmenjit të cilët në periudha të tilla bëhen shumë të rrezikshëm, ndaj për këtë Xhakolli tha se i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të ndërhyjë me projekte për rehabilitimin e tyre.


Njësia Buçimas ka qenë më e prekura nga dëmet e reshjeve, por jo më pak edhe Çerrava, Dardhasi dhe Proptishti ku vijon puna për të stabilizuar situatën e rënduar që u shkaktuan në 12 orë shi./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page