top of page

Reshjet intensive përmbytin bodrumin e prokurorisë në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në bodrumin dhe arkivën e prokurorisë në Korçë, duke vënë në rrezik dokumentacionin e institucionit.


Ujërat kanë depërtuar në katin e poshtëm të godinës, duke sjellë emergjencë të menjëhershme për stafet teknike dhe punonjësit e prokurorisë.


Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve dhe punës së pandërprerë gjatë natës, është bërë e mundur shpëtimi i gjithë dokumentacionit, pa pësuar dëmtime. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijon puna për largimin e mbetjeve të ujit dhe normalizimin e plotë të mjediseve të prekura.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page