Përplasje e rëndë, në aksident përfshihet një motor i “Shqiponjave”
- May 9
- 1 min read
Një aksident i rëndë është regjistruar pranë Sheshi Shqiponja, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor i forcave Shqiponja.
Nga informacionet paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Ende nuk dihet numri i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
“KORÇA BOOM”
















