Qeveria rrit financimin për fermerët, ja kush përfiton më shumë këtë vit
- 4 days ago
- 1 min read
Qeveria ka miratuar Skemën Kombëtare 2026, duke rritur financimin për mbështetjen e fermerëve dhe duke lehtësuar kushtet për përfitim.
Ndryshimet synojnë të mbështesin mbarështimin e bagëtive, bletarinë dhe dosat, duke i bërë më të aksesueshme subvencionet për fermerët e vegjël dhe të mesëm.
Ndryshimet kryesore të skemës janë:
Lopët: Numri minimal i lopëve për të përfituar subvencion ulet nga 10 në 5 krerë, ndërsa financimi rritet nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë për krerë.
Delet dhe dhitë: Numri minimal ulet nga 100 në 50 krerë, me financim që shkon nga 1.200 lekë në 1.500 lekë për krerë.
Bletaria: Minimumi i koshereve ulet nga 50 në 25, me mbështetje financiare 2 mijë lekë për zgjua, nga 1 mijë lekë më parë.
Dosat: Për herë të parë, skema parashikon financim 7 mijë lekë për krerë për tufat me jo më pak se 5 krerë.
Një ndryshim i rëndësishëm është se nga skema hiqet nafta pa taksa për fermerët, e cila ishte në fuqi që nga janari 2021. Ky vendim vjen në një kohë kur çmimet e naftës mbeten të larta për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Skema e re ka për qëllim të mbështesë fermerët, të rrisë prodhimin dhe të lehtësojë kushtet për përfitim, duke garantuar më shumë mbështetje financiare për mbarështimin e bagëtive, bletarinë dhe dosat.
“KORÇA BOOM”
















