R*ëzohet me biçikletë kryeministri grek, çfarë zbuluan mjekët
- 1 day ago
- 1 min read
Aksident me biçikletë për Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek përfundon në spital
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përfunduar në spitalin e Hanias këtë të martë, pas një aksidenti me biçikletë, raportojnë mediat greke.
Ngjarja ka ndodhur teksa Mitsotakis po lëvizte me biçikletë. Sipas raportimeve, rrota e përparme e biçikletës ka rrëshqitur, duke bërë që kryeministri grek të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej.
Pas aksidentit, Mitsotakis iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Mjekët konstatuan një dëmtim në dorë dhe disa gërvishtje të lehta.
Për siguri, atij iu krye edhe një grafi. Pas marrjes së ndihmës së parë dhe kontrolleve mjekësore, kryeministri grek është larguar nga spitali.
“KORÇA BOOM”
















