top of page

Reagon mësuesja e djalit 18-vjeçar që u dhunua: Është nxënës me 10-ta dhe shembull për gjithë rininë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2025
  • 1 min read

Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua nga një nënkomisar policie për një shishe uji, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht për JOQ vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.


“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” - shkruan ajo.


Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.


Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.


“KORÇA BOOM”


bottom of page