top of page

Rikthehen reshjet e shiut, si ndryshon moti gjatë ditës së martë

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Reshje të dobëta shiu priten të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit gjatë ditës së martë, më 14 prill, ndërsa situata paraqitet pa rreziqe të konsiderueshme nga fenomenet natyrore.


Sipas buletinit të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), niveli i rrezikut në të gjithë territorin mbetet i ulët. Konkretisht, nuk parashikohet rrezik për zjarre në pyje në asnjë qark, ndërsa reshjet e parashikuara gjatë 24 orëve do të jenë të dobëta dhe të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme.


Po ashtu, nuk raportohen rreziqe për përmbytje të shpejta, përmbytje lumore apo rrëshqitje toke, duke e bërë situatën hidrologjike të qëndrueshme në nivel kombëtar.


Në aspektin e temperaturave, ato pritet të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë. Në zonat bregdetare temperaturat do të variojnë nga 15 deri në 24 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 13 deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga 7 deri në 18 gradë Celsius.


Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, me intensifikime të përkohshme deri në të forta, kryesisht në bregdet dhe në jug.

“KORÇA BOOM”


bottom of page