Rritje pagash për specialistët e energjisë, elektricistët dhe inxhinierët marrin shpërblimin e merituar!
- 2 hours ago
- 1 min read
OSHEE rrit pagat për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë
Nga data 1 shkurt, elektricistët dhe inxhinierët e punësuar pranë OSHEE do të përfitojnë rritje page.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale, eletricistët do të marrin 7.500 lekë mbi pagën bazë, ndërsa inxhinierët elektrikë do të përfitojnë 12.500 lekë mbi pagën bazë. Në total, nga kjo rritje përfitojnë mbi 3.000 punonjës.
“Ky vendim synon të vlerësojë kontributin dhe profesionalizmin e specialistëve që çdo ditë punojnë për sigurinë dhe mirëfunksionimin e sistemit energjetik”, njoftoi OSHEE.
"KORCA BOOM"
















