top of page

Sapo kishte festuar 40-vjetorin, shuhet papritur zyrtarja, mesazhi prekës i së motrës

10 hours ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët. Lidjana Shahinaj, një prej drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, është ndarë papritur nga jeta në moshën vetëm 40-vjeçare.


Lajmi i hidhur ka shkaktuar dhimbje të madhe te njerëzit e afërt të saj, ndërsa kolegët e kanë kujtuar me fjalë prekëse.


E motra, Valbona, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të Lidjanës, e cila sapo kishte festuar 40-vjetorin e lindjes.


“Sot duart e mia nuk më bëjnë të shkruaj, fjalë zemra nuk ka ç’të thotë. Motra ime e dytë, Lidjana, u largua nga ne, zemra e saj e tradhtoi, ia preu jetën në mes… Sapo kishte bërë 40 vjeçe…”, shkruan ajo.


Edhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke e cilësuar Lidjana Shahinajn si një kolege të veçantë, e cila dallohej për mirësinë, mbështetjen dhe empatinë ndaj të tjerëve.


Në njoftimin e institucionit theksohet se ajo ishte ndër personat e parë që përqafoi risinë dhe vizionin e Agjencisë, duke i qëndruar besnike misionit të saj deri në fund.


“ Ajo do të mbetet gjithmonë një nga njerëzit me vlera të rralla njerëzore dhe me një kontribut të çmuar në institucion”, thuhet në mesazhin e Agjencisë.


Ndarja e saj nga jeta në një moshë kaq të re ka lënë një boshllëk të madh te familjarët dhe kolegët, të cilët do ta kujtojnë për mirësinë, buzëqeshjen dhe përkushtimin e saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page