Urdhri i Infermierit të Shqipërisë: Në kujtim të Lidjana Shahinajt!
NË KUJTIM TË LIDJANA SHAHINAJT
Një jetë me ëndrra, përkushtim dhe shumë mundësi përpara u ndërpre shumë herët.
Lidjana Shahinaj u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas kujtime të çmuara te të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.
E lindur në Tiranë, në vitin 1986, Lidjana u diplomua në degën e Logopedisë pranë Universitetit të Elbasanit, me rezultate të shkëlqyera. Me përkushtim dhe seriozitet, ajo ndërtoi një rrugëtim të pasur profesional në institucione dhe fusha të ndryshme, duke mbajtur së fundmi detyrën e Drejtueses së Njësisë pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin.
Përtej arritjeve profesionale, Lidjana do të kujtohet për mirësinë, empatinë, buzëqeshjen dhe energjinë pozitive që përcillte. Ajo dinte të ofronte mbështetje dhe ngrohtësi, duke lënë gjurmë te kolegët dhe miqtë.
Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët.
U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke ndarë me ta dhimbjen për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Kujtimi i Lidjanës, mirësia dhe gjurmët e saj do të mbeten gjithmonë të gjalla te ata që e njohën.
U prehtë në paqe!
“KORÇA BOOM”
















