top of page

Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në doganë, policia jep detajet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Policia Kufitare në Kosovë ka sekuestruar një sasi të madhe eksplozivi gjatë një kontrolli rutinë.


Zyrtarët doganorë përzgjodhën për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili u dërgua në vijën e dytë për inspektim të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.


Gjatë marrjes në pyetje, drejtuesi i furgonit deklaroi se nuk posedon mallra për deklarim. 


Megjithatë, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e madhe lënde shpërthyese, e vendosur në thasë dhe pako, me peshë rreth 300 kilogramë, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.


Eksplozivi është sekuestruar ndërkohë që ka nisur një hetim për ngjarjen./ Pamfleti

 “KORÇA BOOM”

ree

bottom of page