top of page

Sekuestrohen makina, motorë, 52 ora dhe bizhuteri – pasuri e një grupi kriminal që vepronte në Belgjikë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Policia dhe Prokuroria kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme pasurish materiale që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e një grupi që operonte në Belgjikë.


Në kuadër të hetimeve të zhvilluara, janë sekuestruar disa automjete, motorë, 52 ora luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë.


Dyshohet se këto pasuri janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtij grupi, kryesisht në fushën e trafikut dhe pastrimit të parave.


Shtetasit e përfshirë në këtë aktivitet janë D. S., B. A., A. H., L. V. dhe D. H. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij grupi kriminal dhe për identifikimin e pasurive të tjera të mundshme të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.


Autoritetet janë në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Belgjikës dhe vendeve të tjera për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page