top of page

Sh*ërthim i fuqishëm, shemben muret dhe shkallët e pallatit, banorët në evakuim

8 hours ago
1 min read

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.


Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit, duke vënë në rrezik banorët.


Menjëherë pas ngjarjes ka nisur evakuimi emergjent i personave që ndodheshin në ndërtesë.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për nxjerrjen e banorëve përmes shkallëve të pallatit.


Informacionet paraprake flasin për persona të plagosur, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për numrin apo gjendjen e tyre shëndetësore.


Operacionet e emergjencës vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera mbi shkaqet dhe pasojat e shpërthimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page