top of page

Një histori xhelozie, trondit vendin tonë: Djali dhe e ëma vr*sin babain, rrobat ja hedhin në WC e shtëpisë

3 hours ago
2 min read

Urim Fiku, 61-vjeçari që familjarët e tij thanë se u sulmua për vdekje nga një ari në pyll, sipas Policisë, u vra nga i biri, në bashkëpunim me të shoqen.


Mësohet se Fiku është qëlluar pas shpine me një plumb pistolete, që sipas ekspertëve ka qenë tejshkues, pasi i ka hyrë 61-vjeçarit në pjesën e pasme të kurrizit dhe më pas i ka dalë në gjoks.


Mirëpo përveç plagë së shkaktuar nga arma e zjarri bëhet me dije se në kokën e viktimës Urim Fiku është konstatuar dhe një plagë të madhe në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet prerës të fortë, sopatë.


Për këtë ngjarja. policia e Bulqizës është vënë në dijeni nga spitali i qytetit, pasi gruaja Sadetja dhe djali Gëzim Fiku, e transportuan kryefamiljarin në spital me pretekstin e një vizite mjekësore duke thënë se Urimi u ka shkuar duke iu thënë se e ka sulmuar ariu dhe para shtëpisë së tyre ka rënë pa ndjenja.


Mirëpo, vizita e kryer nga mjekët nxori në pah se Urim Fiku kishte ndërruar jetë. Në këto rrethana gruaja dhe djali kanë kërkuar dhe insistuar që të tërheqin trupin e Urim Fikut me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore.


Në këto moment mjekët kanë njoftuar policinë për të kryer verifikimet e mundshme hetimore. Në këto rrethana, kryerja e ekspertizës qartësoi se vdekja e Urim Fikut nuk kishte ndodhur nga sulmi i ariut por nga një armë zjarri pistoletë e një goditje me sëpatë në trup.


Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore në pyetje është marë shtetësja Sadete Fiku, e cila ka treguar gjithçka për policinë e Bulqizës. Sipas saj ngjarja lidhet me një motiv xhelozie pasi Urim Fiku, kishte krijuar një lidhje paralele me një grua tjetër.


Sadetja ka treguar se vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë, të cilën ajo e ka fshehur në një vend, që ja ka treguar më pas djalit. Dhe sipas saj, djali i saj Gëzimi e ka marë armën dhe e ka fshehur diku tjetër që ajo nuk e dinte.


Për të mbuluar plagën e armës, gruaja dhe i biri kanë zhveshur Urim Fikun, duke i veshur rroba të tjera. Nddërsa rrobat që ia kanë hequr, djali i tij Gëzimi, i ka prerë me gërshërë dhe më tej ia ka hedhur në tualetin e shtëpisë.


Këto rroba tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Si provë është sekuestruar dhe arma e zjarrit, të cilën e ka treguar vetë djali i viktimës, Gëzim Fiku.


Nënë e bir tashmë janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda si “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit”./ Thuaje.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page