top of page

Aksident tragjik, humb jetën këmbësori 74-vjeçar

41 minutes ago
1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar.


Sipas informacionit zyrtar të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, A. Sh., banues në fshatin Levan, u transportua në Spitalin Rajonal Fier. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 74-vjeçari ka ndërruar jetë.


Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga testi i alkoolit rezultoi se ai nuk kishte konsumuar alkool.


Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page