Tragjedi, shpërthimi i fuqishëm në pallat i merr jetën 83-vjeçarit
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë.
Shpërthimi ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit.
Fuqia e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës përjetuan momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që la pas dëme të rënda në strukturën e ndërtesës.
Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve përmes shkallëve dhe mjeteve të emergjencës.
Humbja e jetës së 83-vjeçarit e rëndon bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike. Ndërkohë, grupet hetimore vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit.
“KORÇA BOOM”
















