Sherr me grushte në Korçë mes dy të rinjve, ndërhyjnë blutë
- Korca Boom
- Aug 29, 2025
- 1 min read
Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 23-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit K. I., 60 vjeç, dhe L. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, D. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, V. C., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shodër dhe K. H., 33 vjeç, banues në fshatin Bersnik, Gramsh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















