Sherr në Plasë, ndaj 39-vjeçarit M.Z fillon procedimi penal
- Korca Boom
- Jul 7, 2023
- 1 min read
Policia e Maliqit ka dalë në njoftimin se në fshatin Plasë të Maliqit ka pasur një sherr që përfundoi vetëm procedimin penall të një shtetasi nga qyteti i Korçës, i cili është me inicialet M.Z dhe është 39-vjeç.
Ja dhe njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin M. Z, 39-vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Plasë, Maliq, dyshohet se ka goditur me grusht për motive të dobëta një 42-vjeçar.
