Sherri për një vajzë përfundon në tragjedi, humb jetën 18-vjeçari
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Një 18-vjeçar italian me origjinë egjiptiane ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë nga shoku i tij i klasës në qytetin La Spezia, pas një sherri që dyshohet se nisi për shkak të një vajze.
I riu u transportua në gjendje kritike në Spitalin Sant’Andrea, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pushimit mes orëve të mësimit, në prani të disa nxënësve. Viktima u godit disa herë me thikë, duke pësuar plagë të rënda në gjoks, të cilat i prekën edhe arteriet kryesore.
Sipas raportimeve, operacioni kirurgjikal zgjati më shumë se tre orë, por gjatë ndërhyrjes i riu pësoi disa herë arrest kardiak dhe më pas ndërroi jetë.
Policia arrestoi autorin e dyshuar, një 19-vjeçar, i cili pritet të përballet me akuzën e vrasjes.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se konflikti kishte lidhje me një vajzë.
"KORCA BOOM"



















