top of page

Shkaktuan trazira në prag të ndeshjes me Elbasanin, Policia arreston 10 tifozë

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Dhuna ishte “panorama” e prag sfidës mes Elbasanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me shifrat 1-3 në favor të “bardhebluve”. Një situatë e paprecedentë, që u shoqërua me grushte, shkopinj, rripa e karriga nga të dyja tifozëritë.


Si pasojë e dhunës së ushtruar, Policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të gjithë tifozë të Tiranës, për trazira para dhe pas ndeshjes. Si këta të fundit, por edhe mbështetësit e Tiranës, kapërcyen gardhin që ndan tribunën me fushën dhe nisën përleshjen si në një ring boksi.


Flakadanët e hedhur në fushë, por edhe dhuna me mjete të tjera, ka sjellë arrestimin e 10 tifozëve të Tiranës. Pritet që në vijim, Policia e Shtetit të dalë me njoftim zyrtar mbi masat e tjera që mund të jenë marrë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page