top of page

Shokuese: Ganiu që pjek misra përplaset nga makinë turistike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Golemit, ku një qytetar që shiste misra anës rrugës është përplasur nga një automjet që lëvizte në kundravajtje.


I dëmtuari është identifikuar si “Ganiu që pjek misra”, i njohur nga pushuesit dhe banorët e zonës.


Sipas dëshmive, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë të aksidentuarit.


Si pasojë e përplasjes, shtetasi Gani ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë fraktura në brinjë, shpatull dhe thyerje dhëmbësh. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.


Familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici, por deri më tani nuk raportohet për masa të marra ndaj drejtuesit të mjetit. Sipas burimeve të afërta me ngjarjen, i njëjti automjet është parë shpeshherë duke lëvizur në kundravajtje dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në incidente të ngjashme.


Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore në zonat turistike dhe për përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve që operojnë pranë bizneseve të mëdha.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page