Shpopullimi që hesht, si po zhduket një fshat pranë Bilishtit
- Dec 15, 2025
- 1 min read
Vërniku, një nga fshatrat e Devollit, po përballet me një shpopullim të vazhdueshëm, duke e kthyer zonën në një vend ku jeta duket sikur ka ndalur në kohë. Sot, në këtë fshat jetojnë vetëm rreth 30 familje, pa fëmijë dhe pa shërbime bazë, ndërsa shtëpitë e braktisura janë bërë pamje e zakonshme.
Banorët shprehen se janë lënë pas dore nga institucionet shqiptare dhe se mungesa e investimeve ka shtuar largimin e popullsisë, sidomos të të rinjve. Pa shkollë, pa qendër shëndetësore dhe pa shërbime minimale, Vërniku po mbijeton mes harresës dhe izolimit.
Edhe pse ndodhet vetëm pak minuta larg Bilishtit, fshati nuk përfiton nga afërsia me qytetin. Përkundrazi, boshatisja e tij është bërë gjithnjë e më e dukshme, ndërsa heshtja dhe rrugët e zbrazëta tregojnë realitetin e vështirë me të cilin përballen banorët e mbetur.
Në këtë situatë, shpresa e vetme për ta duket se vjen nga përtej kufirit. Me “sytë nga Bullgaria”, banorët shpresojnë për më shumë mundësi jetese dhe mbështetje, teksa Vërniku rrezikon të mbetet vetëm një kujtim i së shkuarës.
"KORCA BOOM"
















