top of page

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohet 17-vjeçari, procedohet një tjetër

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Policia e Vlorës ka evidentuar një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve.


Në lagjen “Pavarësia”, mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan dy adoleshentë të dyshuar për shpërndarje droge.


Gjatë kontrollit ndaj një 17-vjeçari, në çantën e tij dhe në mbajtësen e kufjeve u gjetën 10 doza të dyshuara si kokainë, ndërsa në xhep iu gjet një sasi kanabisi e mbështjellë me letër alumini.


Si rezultat, 17-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 16-vjeçari që ishte me të u procedua në gjendje të lirë.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page