top of page

Shpërthim i fuqishëm! Dy të plagosur rëndë, nisen me urgjencë drejt Tiranës

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një shpërthim është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh, në Tepelenë.


Sipas informacioneve paraprake, dy persona, të moshës 36 dhe 28 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë.


Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page