Shpërthim në tregtinë botërore, hapet ngushtica jetike e naftës
- 6 hours ago
- 1 min read
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se ky vendim lidhet me respektimin e armëpushimit në Liban dhe synon të garantojë lëvizjen e lirë të anijeve tregtare gjatë kësaj periudhe.
Sipas deklaratës së tij, kalimi në këtë korridor detar strategjik do të mbetet i hapur për të gjitha anijet tregtare, në përputhje me një mekanizëm të koordinuar më herët nga autoritetet detare dhe portuale të Iranit.
Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme të transportit global të naftës dhe gazit, ka qenë shpesh në qendër të tensioneve gjeopolitike për shkak të rolit të saj strategjik në tregtinë ndërkombëtare detare.
“KORÇA BOOM”
















